Burri i njohur vetëm si Gordon, e ka një biletë tepër për festivalin e muzikës Coachella që zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dhe po kërkon një shoqëruese.
Mirëpo, 56-vjeçari ka shumë kërkesa për këtë femër e cila duhet të jetë e re dhe atraktive, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, ajo duhet të jetë 19 deri 25-vjeçare, e zgjuar dhe komunikatave, që vishet me xhinse të shkurtra, fustane të gjatë dhe të lëshuar, si dhe të vë shumë bizhuteri.
Duart e saj duhet të jenë gjithmonë të lyera me krem, thonjtë e prerë, të lëmuar dhe të lyer me ngjyrë të njëjtë. Në asnjë mënyrë, thembrat e saj nuk guxojnë të jenë të çara.
Në listën që është hequr nga Craiglist, kërkohet që ajo të jetë gjithmonë në disponim, por të mos shoqërohet në asnjë moment me njerëz të panjohur.
Megjithëse i ka të gjitha shpenzimet e hequra, ajo duhet të postojë së paku katër fotografi në ditë së bashku me Gordonin, të hip në krahët e tij së paku dy herë për ta parë koncertin, si dhe të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të kapur për dore.
Për më keq, kur janë vetëm ajo duhet për përdor fjalë të ndyta, ta quajë me emra erotik si dhe të shkruajë mesazhe në pasqyrën e avulluar pasi të ketë bërë dush. /Telegrafi/