Llapi ka arritur fitore të madhe në kryeqytet përballë Prishtinës 0-1.
Prishtina e nisi më mirë takimin, kur në minutën e 25-të ishte pranë golit me Ahmed Jonuzin, por që goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla.
Kryeqytetasit vazhduan të rrezikonin portën e mysafirëve, ku tentuan Makenda e Bekteshi por pa sukses.
Llapi në rastin e parë të mirë arriti të shënonte gol pasi kaluan gjysmë ore lojë.
Benjamin Emini harkoi për mrekulli në zonë, ndërsa Sebino Plaku realizoi me kokë për 0-1.
Vendasit tentuan të rikthehen në lojë dhe provuan të shënonin me Hilën e Bekteshin, por pa sukses.
Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të Llapit.
Prishtina në pjesën e dytë u hodh e tëra në sulm, duke rrezikuar me Krasniqin, Jauzin e Mankendën, por pa sukses.
Kësisoj Llapi arriti një fitore të madhe në Fadil Vokrri.
Pas këtij triumfi, skuadra e Tahir Batatinës e sheh vetën në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë, ndërsa Prishtina mbetet e 10-ta me vetëm një pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/