Rrahim Baxhaku i mori dy bomba, i futi në thes dhe me biçikletë i dërgoi në Stacion të Policisë në Prizren.
Kjo situatë për 74 vjeçarin nga Prizreni, ishte krejt normale.
Por, jo edhe për forcat e rendit.
Ato u alarmuan sa e izoluan zonën dhe kërkuan përforcime edhe nga forcat speciale të dominimit, njofton Klan Kosova.
Plaku 74 vjeçar tregon se bombat në një kuti i kishte lënë i ati i tij.