Telegrafi

Plaku 94-vjeçar, zbulon sekrete të tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore

John Cardinalli i cili ishte betuar të ruaj fshehtësitë për 65 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka vendosur të marrë pjesë në Reddit për të shpjeguar kohën e tij me zyrën amerikane të shërbimeve strategjike. OSS-ja ishte paraardhëse e CIA-s, e dedikuar për koordinimin e spiunazhit dhe mbledhjen e informacioneve prapa linjave të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Cardinalli nuk ishte në gjendje të tregojë historinë e tij derisa FBI-ja dhe CIA, deklasifikuan misionin e tij në vitin 2008. Tani, duke kuptuar rëndësinë historike të rolit të tij, Cardinalli ka shkruar librin “65 vite sekret”, ku zbulon rolet e tij gjatë luftës.

Në AMA, Cardinalli ka shpjeguar se si i është bashkuar OSS-it:

"U futa në OSS derisa isha në një mision këmbësorie në Karolinën e Veriut, dhe atje pashë një shenjë në të cilën shkruante ‘Burri kërkohet për detyra të rrezikshme, duhet të dijë kodin e Morsit dhe duhet të flasë një gjuhë të huaj’, gjë që unë flisja rrjedhshëm gjuhën italiane”, ka deklaruar Cardinalli.

Ai e përshkroi saktë rolin e tij:

“Roli im ishte të jem agjent prapa linjave të armikut, duke mbledhur informacione dhe t’ia kumtoja forcave aleate. Kam qenë mjeshtër në kodin e Morsit, gjuhë kjo e koduar me të cilën kemi komunikuar mes vete”.

Ai gjithashtu ka shpjeguar shkurtimisht, se si ekipet e OSS kanë funksionuar prapa linjave të armikut:

“Kam punuar me një ekip të vogël që ishte i grupuar në dysh. Emri i koduar i këtij ekipi quhej “Holandezi”. Të gjithë pjesëtarët e grupit kishin detyra dhe emra të veçantë. Për shembull, ne kishim “çiftin e martuar” të emëruar si Jack dhe Jill”.

Cardinalli ka ndarë me lexuesit edhe përvojat më të frikshme që i kishte përjetuar:

“Beteja për Bulge. Ekipi ynë ishte ndarë dhe komunikonim me njëri-tjetrin me radiolidhje. Secili prej nesh është dashur të improvizoj që të mbijetojmë për dy ditë”.

Beteja e Bulge ishte një nga ofensivat e fundit gjermane në Evropën Perëndimore kundër aleatëve, gjatë së cilës forcat amerikane bartën barrën e sulmit. Kjo ishte beteja më e madhe dhe më e përgjakshmja, në të cilën Shtetet e Bashkuara morën pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/