Site icon Telegrafi

Plakja mund t’ju verbërojë, por konsumuesit e çajit të nxehtë janë më të mbrojtur nga glaukoma

Përderisa disa njerëz arrijnë të bëhen pleq dhe të kenë shikim të përsosur, rreziku i humbjes së shikimit normalisht rritet me kalimin e viteve

Sëmundje e syve që ndërlidhet me moshën është edhe glaukoma, e cila, sipas hulumtimeve të reja, mund të parandalohet duke konsumuar çaj të nxehtë.

Glaukoma mund të shpijë në humbjen e shikimit, ndërsa i prekë dy për qind të popullsisë së Mbretërisë të Bashkuar mbi moshën 40 vjet, transmeton Telegrafi.

Glaukoma shkakton krijimin e presionit të lëngjeve brenda syrit, e kjo mund ta dëmtojë nervin optik.

Shpeshherë nuk ka simptoma të hershme të glaukomës, por kur sëmundja avancohet, simptomat përfshijnë dobësim serioz të shikimit, madje edhe humbje të shikimit.

Sidoqoftë, studimi i fundit, i publikuar në ‘British Journal of Opthalmology’, ka zbuluar se konsumimi i çajit të nxehtë në përditshmëri është i ndërlidhur me rrezik më të vogël për diagnostikimin me glaukomë.

Hulumtuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se konsumuesit e çajit të nxehtë janë 74 për qind më pak të prirë të kenë glaukomë. /Telegrafi/

Exit mobile version