Site icon Telegrafi

Plakja e popullsisë në Kosovë, alarm për të ardhmen

Popullsia në Kosovë, u vjetërsua për thuajse pesë vjet, krahasuar me vitin 2011.

Të dhënat e preliminare të Regjistrimit të Popullsisë, tregojnë se 13 vite më parë, mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, ishte 29.75 vjet.

Ndërsa sivjet, mosha mesatare e kosovarëve është 34.82 vjet.

“Mosha mesatare është 34.82 vjeç (rritje për 4.85 vjet), krahasuar me vitin 2011, ku mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjeç”, thuhet njoftimin e ASK.

Demografi Sami Behrami thotë se moshënimi i popullsisë përbën indikator negativ për të ardhmen.

“Tregon lëvizje shumë të pavaforshme të kësaj komponete demografike. Duke filluar nga moshnimi i kontigjentit të punës, deri të zvoglimi i nxënsve në nivelin e arsimit, e deri te rritja e shpenzimeve në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale”, tha Behrami për ATV.

Mirëpo, Kosova ende prinë si shteti me popullin më të ri në rajon.

Demografi Behrami përmend rënien e natalitetit si shkak kryesor i rritjes së moshës mesatare të popullsisë në Kosovë. Por e ndërlidhë edhe me emigrimin e moshave të reja me kapacitete riprodhuese.

“Faktori i parë është zogëlimi i kontigjentit të lindjeve të grupmoshave të reja, favorizon rritjen e grupmoshave të vjetra. Gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë trend të moshnimit demografik në Kosovë është edhe emigrimi i popullsisë”, tha Behrami.

Ndërkohë, sociologu Avdyl Gashi e vëzhgon me shqetësim rritjen e moshës mesatare të popullsisë.

“Pasojat e plakjes së popullsisë, përfshinë kërkesën gjithnjë e më të madhe ekonomike dhe sociale të sistemit, pastaj uljen e fuqisë punëtor, uljen e inovacionit dhe produktivitetit kur dihet që kjo grup-moshë e popullsisë është më invovativja më produktivja”, tha Gashi.

Sociologu Gashi thotë se shteti duhet të aplikojë politika, që do t’i mbanin të rinjtë në Kosovë.

Exit mobile version