Site icon Telegrafi

Plakiqi i quan tendencioze raportimet për keqpërdorime në Fondin për Sigurime Shëndetësore

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i ka quajtur tendencioze raportimet e disa mediave për keqpërdorime në këtë fond.

Ai gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se të gjitha këto, siç i ka quajtur ai, spekulime, të premten do t’i dërgojë në Polici e Prokurori.

Lexo po ashtu Dyshimet për keqpërdorime në fondet për trajtim jashtë vendit, Latifi: Do të ketë ndryshime serioze në bord

Sipas tij, prej vitit 2018 kanë nisur sulmet, e që siç tha ai, përkojnë me kohën prej kur ka propozuar ndryshimin e udhëzimit administrativ e tutje.

Lexo po ashtu Plakiqi: Kosova ka fonde shëndetësore të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro

“Të gjitha këto spekulime të premten do t’i dërgoj në Polici e Prokurori. Kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në publik. Krejt informatat janë tendencioze. Ka pasur lloj-lloj informata që janë plasuar. Por, janë organet e hetuesisë që të premten kam me ua dorëzua dosjen”, ka deklaruar Plakiqi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, deri më tani kanë barazuar 44 institucione shëndetësore dhe shuma e fondeve të pashfrytëzuara është 1.4 milionë.

Ai tha se tani janë në fazën e barazimit me 48 institucionet jashtë vendit në Maqedoni të Veriut dhe Turqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version