Site icon Telegrafi

Plaka tërë jetën priti nënshtetësinë amerikane

Eulalian si foshnje gjashtë muajsh në SHBA e solli nëna e saj më 12 tetor të vitit 1909. Kjo gjyshe thotë se hapi i saj i parë si shtetase e SHBA-ve do të jetë votimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 2 nëntor.

Ceremonia e pranimit të shtetësisë është mbajtur në gjykatën e Brownsvilleit në shtetin amerikan të Texasit, ku Eulalia kaloi gati tërë jetën e saj. Sipas të dhënave të Zyrës Amerikane për shtetësi dhe imigrantë ajo iu bashkua listës së 15 imigrantëve të cilët janë më të vjetër se 100 vjeç dhe që janë bërë amerikanë të natyralizuar.

Zonja Maturey është lindur në qytetin meksikan Monterrey ishte e martuar dy herë, ndërsa ka lindur dy djem. Në atë kohë ishte e zakonshme për amerikanët dhe meksikanët të udhëtonin përtej kufijve në të dyja drejtimet pa dokumente. /Telegrafi/

Exit mobile version