Site icon Telegrafi

Plaka sllovene ia fali një të huaji 500 euro, ndërsa ai “ia ktheu” një milion

Gruaja e “hëngri foren” e motoristit se kishte nevojë urgjente për paratë që ta paguante dënimin sepse policia po e priste në rrugë. Gruaja naive ia dhuroi burri pesë kartëmonedha nga 100 euro, ndërsa ai ia ktheu një kartëmonedhë të vjetër.

Motoristi i tha se ato ishin para të Francës me vlerë prej 800 euro, njofton televizioni slloven.

“Isha duke u ngutur, ndërsa kartëmonedha ishte e zhubrosur. M’u duk e dyshimtë, por më vonë e kuptova mashtrimin”, tha viktima. Motoristi nuk e hoqi helmetën kështu që gruaja nuk pati shumë dëshmi për t’i treguar policisë. Nuk e mbajti mend as regjistrimin.

“Eurot Franceze” që i mori ishte vetëm një kartëmonedhë prej një milion dinarë e kohës së hiperinfalcionit në Jugosllavi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version