Site icon Telegrafi

Plaka shtiu në fqinjin pasi ai refuzoi ta puthte

“Sikur të kisha lëvizur vetëm pak më përpara, me siguri do ta kisha hëngër një plumb në kokë”, tha Dwight Bettner.

Staudigner pas sulmit e kaloi një ditë në burg dhe kundër saj është ngritur padi për sulm me armë zjarri. Plaka nga St. Petersburgu në Florida i tha policisë se kishte shkuar tek Bettneri dhe kishte refuzuar të dilte jashtë derisa ai të mos e puthte. Kur ai refuzoi, shkoi e zemëruar dhe u kthye me armë. Një plumb përshkoi dritaren derisa Bettner po telefononte dhe u ndal në mur mbi kokën e tij.

“Nganjëherë i kam ndihmuar t’i gjuaj mbeturinat dhe i kam ndihmuar si fqinj. Ndoshta mirësjelljen time e kishte kuptuar gabimisht”, tha Bettner. /Telegrafi/
 

Exit mobile version