Banditi ka hyrë në një bankë në qytetin gjerman të Hamburgut duke bartur një shami koke, syze të mëdha dhe fustan të gjatë para se të drejtonte armën kah arkëtari.
Më shumë se 100 policë kanë marrë pjesë në kërkimin e qytetit kaotik dhe kanë arrestuar pesë plaka trupshkurtra si të dyshuara para se t’i lironin ato.
“Njëri prej arkëtarëve ka thënë se ka parë një plakë duke buzëqeshur e cila iu ofrua tavolinës së tij dhe papritmas nxori një armë, hungëroi me zë mashkulli për t’i dhënë paratë dhe iku me vrap të një atleti olimpik”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
"Shumica e plaçkitësve të bankave thjesht vendosin nga një maskë mbi kokat e tyre për të fshehur fytyrën, ky far maskimi ishte i menduar mirë dhe e bën kapjen e tij jashtëzakonisht të vështirë", ka shtuar zëdhënësi.