Site icon Telegrafi

Plaka harron kursimet jetësore ne tramvaj

Gruaja e identifikuar vetëm si Birgitta, me vite po ruante paratë në banesën e saj në Gotteborg, e më pas ka vendosur, për shkak të sigurisë, megjithatë t’i vendos në llogarinë e saj bankare. Më 19 shkurt kishte mbushur një qese të letrës me bankënota prej 10.000 kronash suedeze dhe me tramvaj është nisur për një qendër të qytetit.

"Jam nisur për në bankë t’i dërgoj paratë", ka thënë ajo për një gazetë lokale. Duke dalë nga tramvaji ka harruar qesen. "Nuk besoj se ka gjasa që paratë do të më kthehen, por nëse dikush i gjen edhe i kthen, natyrisht që do të pasojë shpërblimi", ka shtuar Birgitta.

Exit mobile version