Emma Morano nga Italia, që konsiderohet si gruaja më e vjetër në botë, ka zbuluar se sekreti për jetëgjatësi është të jesh beqar.
Gruaja që tani ka festuar ditëlindjen e 117-të, thotë se është martuar në vitin 1930, por pasi burri saj ishte agresiv dhe i pasjellshëm, është ndarë me të, transmeton Telegrafi.
Pasi fëmija i vetëm i ka vdekur derisa ishte gjashtëmuajsh, ajo e ka përzënë bashkëshortin, për të mos u martuar më kurrë.
“Jam ndarë me të në vitin 1930. Më duket se jam gruaja e parë në Itali, që e kam bërë këtë veprim”, rrëfen e moshuara.
Të jetuarit vetëm i ka pëlqyer, ndaj nuk ka dashur më të jetë e ‘dominuar’ nga dikush. Mirëpo, pos kësaj ajo ka edhe një sekret që e ka ndarë me publikun: për çdo ditë, Morano i përpin nga dy vezë të paziera gjatë mëngjesit!
“Nuk më kanë pëlqyer kurrë pemët dhe perimet. E dua ushqimin e fortë dhe në përgjithësi me vezë”, tregon gruaja, që e ka pasur këtë dietë për disa dekada me radhë.
E lindur në vitin 1899, ajo ka jetuar përgjatë tre shekujve, ka përjetuar dy Luftëra Botërore, si dhe mbi 90 qeveri të vendit. /Telegrafi/