Plaka ka filluar të punojë që 13 vjet në prodhimin e pambukut, por ëndrra e saj ka qenë të arsimohet.
“Jam e lumtur që më në fund ëndrra ime u bë realitet dhe unë do të shkoj në shkollë”, tha Ma për gazetën kineze Qilu.
Djali i saj më i vogël Yi Fengxin (58 vjeç) e përcolli nënën deri në shkollën e qytetit Weishan në ditën e parë të mësimit.
Mësuesja pas mësimit e pyeti se si iu duk dita e parë në shkollë, ndërsa Ma e emocionuar e falënderoi atë dhe shokët e klasës dhe premtoi se do të mësojë shumë. /Telegrafi/