Telegrafi

I plagosuri në ngjarjen e sotme në Prishtinë është menaxheri i “ON Records”, Met Elshani

Foto: Met Elshani/Instagram

Gjatë pasditës të së premtes ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Nga kjo ngjarje ka ngelur i plagosur menaxheri i label-it të njohur “ON Records”, Mehmet Elshani.

Lexo po ashtu Momenti kur qytetarët ikin nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhëndësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) është M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi përleshja me armë zjarri ngjatë ditës së sotme në Prishtinë

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur edhe se nga ngjarja në fjalë ka arrestuar katër persona të dyshuar.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .
Personat e arrestuar janë:
o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e mëtutjeshëm të Policisë. /Telegrafi/