Gjendja e të plagosurit me armë zjarri në Gjilan është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur për KP drejtori i Ortopedisë në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gani Jashanica.
“Ai është jashtë rrezikut për jetë, gjendja e përgjithshme është e mirë. Ka një plagë në regjionin e kofshës. Por diçka rrezik nuk ka, nuk ka asht të thyer”, tregoi Jashanica.
Ndërsa drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini tregoi se i plagosuri a pas dy plagë me armë zjarri, por që për shkak të rrezikut për përkeqësim të gjendjes ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm të QKUK.
“I ka pas dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijëve, dhe për shkak të rrezikut të përkeqësimit të gjendjes ai është përcjellë më tutje në QKUK. Ai është nisur në gjendje stabile, me parametra stabile dhe në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar në gjendje stabile në QKUK”, tregoi Emini.
Shkak i të shtënave me armë zjarri në lagjen Arbëria në Gjilan një person mbrëmjen e së hënës mbeti i vdekur.
Lidhur me rastin janë ndaluar katër persona të dyshuar dhe një tjetër gjendet në arrati.