(E plotësuar) Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vrasja e sotme ka qenë në mes familjarëve.
Saktësisht është axha i cili ka shtënë mbi djalin e vllaut (nipin) duke e lënë të vdekur. Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në “Këmbimore”.
“I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”, thuhet nga ky burim.
————————————————————————–
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan (Foto)
Ndërkohë kallxo.com shkruan se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për ta konfirmuar rastin.
“Po, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, ka thënë Hashani.
Zëdhënësi tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti, shkruan kallxo.com.
————————————————————————–
Plagosje në qendër të Gjilanit (Foto)
Një plagosje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qendër të Gjilanit.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Ismet Hashani, i cili tha se me të njoftuar për rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Hashani bëri të ditur se rasti është duke u hetuar, derisa detaje të tjera rreth këtij incidenti, do të publikohen së shpejti.