Site icon Telegrafi

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohet një person

Një person është plagosur sot, me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se plagosja ka ndodhur rreth orës 19 e 30, dhe pas intervenimit, policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Menjëherë te gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e operative. Nga rezultatet e para të veprimeve hetimore policore dyshohet për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Në të njëjtën kohë policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Viktima është transferuar ne QKUK për trajtim mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq policia është duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version