Telegrafi

Plagosja në Gjakovë, policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes

Një person ka kërkuar fillimisht tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës e më pas është dërguar në QKUK për shkak të plagosjes me armë zjarri.

Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:40 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

“Viktima mashkull kosovar pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/