Në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, kemi pasur një mysafir që me rrëfimet e tij ka frymëzuar shumë të rinj.
Hysni Gjinovci ka rrëfyer për kohën se si e kishte lënë futbollin, inkuadrimi në UÇK dhe plagosja e vëllait.
“Ka qenë tetori m’duket kur ka qenë armëpushimi. Ne po kalojmë kurimin dhe po shkojmë në Tiranë, unë i kam pasur edhe dy vëllezër të veshur në uniformë”, ka rrëfyer fillimisht ish-futbollisti.
“Të dy janë më të ri se unë, i vogli ka qenë i plagosur , me siguri e njihni, Bahriu, pasi është kryetari i federatës së volejbollit”.
“Ai kishte rënë në prit në kufi, ndërsa unë isha në Tiranë…”, rrëfen më tej Gjinovci.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/