Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur ditën e sotme Kavajën, ku ish-drejtori i Zyrës së Punës në këtë qytet Saimir Kurti ka plagosur me armë zjarri tre persona, para Bashkisë së qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Mësohet se Saimir Kurti ka patur një debat të ashpër me Eqrem Kazazain, 48 vjeç, i cili rezulton të jetë babai i kreut të FRPD-së në këtë qytet.
Pas konfliktit për motive banale, Kurti ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar ndaj Kazazit duke plagosur edhe dy persona të tjerë, K.Kazazin 21-vjeçar dhe Dritan Xhixhon 46-vjeçar.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shoqëruar autorin e plagosjes.
Ndërkohë është zbardhur motivi i ngjarjes.
Burime të “Panorama Online” thonë se Kurti ka thënë në Polici se Kazazi i kishte ngacmuar bashkëshorten.