Site icon Telegrafi

Plagosja e një personi mbrëmë në Çair, policia ka ndaluar katër persona

Policia ka njoftuar se ka ndaluar katër persona, për të shtënat me armë zjarri në Çair, ku i plagosur mbeti E.A (35) nga Shkupi.

“Bëhet fjalë për L.A. (32) dhe I.T. (30), të cilët janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, si dhe A.R. (29) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në INK Burgu Idrizovë, të cilët më datën 14.10.2024, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë shfrytëzuar daljen nga burgu i Idrizovës, në bazë të angazhimit në punë.

Për personat pjesëmarrës nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë me origjinë biologjike, poashtu janë përdorur aplikues të testit të barutit, janë siguruar video incizimet nga “Qyteti i sigurt”, si dhe është vërtetuar edhe automjeti me të cilin njëri prej autorëve ka mbërritur në vendngjarje, pas së cilës i njëjti është sekuestruar për përpunim kriminalistiko-teknik”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version