Telegrafi

Pas plagosjes në Fushë Kosovë, Govori: Gjendja shëndetësore e gruas është stabile, por e rëndë

Foto: Arkiv

Gjendja shëndetësore e gruas e cila mori lëndime trupore pas plagosjes me armë zjarri në Fushë Kosovë është stabile por e rëndë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.

Sipas tij, lëndimet trupore të cilat i ka marr gruaja e plagosur janë në gjoks dhe në ekstremitete.

Lexo po ashtu Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nga QKUK thonë se gjendja është stabile

“Gjendja e gruas së lënduar me armë zjarri vazhdon të jetë stabile por e rëndë. Lëndimet janë në gjoks dhe ekstremitete”, ka thënë Govori.

Ai po ashtu tha se e plagosura ndodhet ende në Klinikën Emergjente duke u trajtuar.

Ndryshe, në lidhje me rastin edhe nga Policia e Kosovës kanë thënë se është arrestuar një person. /Telegrafi/