Site icon Telegrafi

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, identifikohet autori

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në zonën e Don Boskos. Atentati ndodhi më 3 Shtator 2024, në një lokal afër xhamisë, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.

Gjatë hetimeve, grupi i posaçëm hetimor dokumentoi ligjërisht implikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit D. T., 23 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas vlerësimit të provave dhe faktet e mbledhura, vendosi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë për 23-vjeçarin, banues në Kamëz.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Kujtojmë se pas atentatit, policia gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja, si dhe nga pamjet e sigurisë u evidentuan 3 persona pjesëmarrës. Objektvat e atentatit u qëlluan nga një automjet në lëvizje. /Telegrafi/

Exit mobile version