Telegrafi

Plagosja e Azem Vllasit, policia thotë se janë arrestuar dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Njëri prej të dyshuarve sipas policisë është Murat Jashari, i lindur më 1956, ndërsa personi tjetër me iniciale A.Ll i lindur më 1964 dyshohet se ka marrë pjesë në rast.

Lexo po ashtu Murat Jashari, i dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit?

Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës, në një konferencë për media ka dhënë detajet lidhur me rastin.

Ai tha se sot rreth orës 8:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka marrë informacion për gjuajtje me armë në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në kryeqytet.

“Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë revolen dhe një shurdhues. Njësitë policore kanë bërë edhe bastisjen në disa lokacione”, tha Kelani.

Ai bëri të ditur se janë sekuestruar edhe dokumentacioni videoincizimet në mënyrë që të ketë prova materiale.

Ai tha se deri tani nuk dihen motivet, ndërsa rasti cilësohet si vrasje në tentativë. /Telegrafi/