Site icon Telegrafi

Plagosja e 35-vjeçarit në Çair, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Pas padisë së parashtruar penale nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër tre personave lidhur me incidentin e armatosur, i cili ka ndodhur më 14 tetor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, Prokuroria themelore publike për ta ka ngritur procedurë për vepër penale “pjesëmarrje në rrahje” nga neni 132 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria Publike, për dy prej tyre prokurori kompetent publik ka ngritur propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit deri te Gjykata themelore penale Shkup, ndërsa njëri i dyshuar për momentin është në arrati edhe nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes.

“Për edhe një person, pjesëmarrësi i katërt në incident, për të cilin ekzistojnë njohuri fillestare se me akt të dhunës së armatosur ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor – plagë me armë zjarri te i dëmtuari, në vijim është mbledhja e provave. Ky i dyshuar për momentin është duke vuajtur dënim me burg për një vepër tjetër në burgun e Idrizovës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version