Site icon Telegrafi

Plagosi vëllezërit në Shkodër për pronën, arrestohet autori

Foto: Ilustrim

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve ditën e djeshme në Fshatin e Ri të Shkodrës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë e mundur kapja e shtetasit Xhevahir Fikaj, 47-vjeç.

“Ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I. G., si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L. G. pas një konflikti për motive pronësie”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Ora News/

Exit mobile version