Ka nisur seanca për Klered Bozhanajn, 42-vjeçarin që plagosi efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi.
Pas kësaj ngjarje Boxhanaj u shpall në kërkim, në ndjekje të tij u vunë 600 trupa policie.
Gjithashtu policia ofroi 20 mijë euro për çdo individ që do jepte informacione të vlefshme për kapjen e 42-vjeçarit.
Arrestimi i Bozhanajt, u bë i mundur një ditë pas plagosjes së efektivit të policisë,në të njëjtin vend ku ndodhi edhe krimi.
Gjatë marrjes në pyetje Bozhanaj ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe bafasuese, ku ndër të tjerat ka thënë se ishte “komandant i Pentagonit”. /Euronews/Telegrafi/