Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit Saimir Sadiku, 40-vjeçarit, i cili gjatë një konflikti në një lokal në fshatin Breg-Lumë, të Tropojës, ekzekutoi me thikë 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Gjatë konfliktit autori plagosi me thikë dhe shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, vëllai i viktimës dhe shtetasin Shkelzen Kukaj, 45 vjeç.
Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, për përkrahje të autorit të krimit.
Në pranga përfunduan shtetasit:
-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. /Telegrafi/