Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini tha se “është arrestuar 53 vjeçarja Fatime Rexha e cila akuzohet se ditë më parë pranë shkollës 1 Maji, plagosi avokatin Dine Lelaj.”
Zëdhënësja e policisë tha se “ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53 vjeçares është sekuestruar edhe arma e krimit.”
Materialet në ngarkim të 53 vjeçares, i kaluan prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/