Telegrafi

Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Durrës

Foto: Ilustrim

Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në lagjen 7 në Durrës.

Policia bën me dije se  pas një konflikti të çastit është goditur me thikë 19-vjeçari, E. H..

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është arrestuar dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje S. K., i cili është kapur në banesë e tij.

Autori është marrë në pyetje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit. /Klan TV/