Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrësit këtë të hënë, pasi plagosi me thikë një person me të cilin u konfliktua për motive të dobëta.
Policia bën me dije, se personi i plagosur, shtetasi G. D., 60 vjeç, ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.
Policia bëri arrestimin e autorit ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.
Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/