Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Këlcyrë. 18-vjeçari me iniciale M.J. u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autor i dyshuar i ngjarjes është 17-vjeçari A.B., i cili u arrestua në flagrancë nga policia. Uniformat blu sekuestruan edhe armën e ftohtë.
Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. 17-vjeçari i arrestuar akuzohet për plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /tvklan.al