Një polic amerikan u qëllua ndërsa po përpiqej të ekzekutonte një urdhër arresti në West Baltimore të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët.
Një ekip i SWAT-it u përpoq të arrestonte të dyshuarin në Bllokun 1400 të Mount Street në 6:15 të mëngjesit kur i dyshuari hapi zjarr.
Marshallët iu përgjigjen duke plagosur të dyshuarin, tha Policia e Baltimore për Fox News.
Incidenti ndodhi në momentin kur presidenti, Joe Biden ngushëllonte familjet e dy agjentëve të vrarë të FBI-së në Florida. Biden tha se agjentët e zbatimit të ligjit paguajtën “një çmim të shtrenjtë” për shërbimin e tyre.
“Ata vendosin jetën e tyre në linjë dhe është një çmim i rëndë i paguar”, tha Biden nga Zyra Ovale. /Telegrafi/
Confirmed: member of the U.S. Marshals shot while serving arrest warrant in the 1400 block of N. Mount Street
— Baltimore Police (@BaltimorePolice) February 4, 2021