Polica tha se “një grup grabitësish të cilët ishin në ndjekje prej disa kohësh nga uniformat blu, teksa kanë hyrë në kazino kanë marrë një shumë parash, por kur kanë dalë nga godina u ndeshën me policët e grupit të operacioneve speciale të cilët kishin një kohë të gjatë që vëzhgonin grabitësit”.
“Grabitësit pasi pikasën uniformat blu lanë dy motorrët me të cilët kishin mbërritur te lojërat e fatit dhe tentuan të largohen duke qëlluar me armë në drejtim të policisë”, tha policia.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes policëve dhe grabitësve u plagos efektivi i policisë, Ervin Gjata si dhe dy autorët e dyshuar të grabitjes së 5 milionë lekëve në kazino, Mirjan Curri dhe Beja Tasa.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/