Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë nga të shtënat me armë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërkohë endë nuk dihen motivet e tentim vrasjes.

Viktima i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati. /Telegrafi/