Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Policia bën të ditur se një veturë derisa ishte në lëvizje ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull është plagosur.
“Është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasati është duke u hetuar. /Telegrafi/