Një person i moshës 29 vjeçare, është plagosur si pasojë e goditjes nga një plumb, drejtimi i të cilit ende nuk është përcaktuar se nga ku është shkrepur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35, në fshatin Zhabar i Ulët të Mitrovicës, transmeton KosovaPress.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka nisur hetimet për rastin që është konsideruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.