Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Gostivar

Dje në ora 13:45, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit kanë ndaluar A.S (66) nga fshati Forinë e Gostivarit.

Ai dyshohet se më herët në fshatin Forinë, pas një debati të shkurtër për shkak të borxhit të papaguar, me armë e ka qëlluar J.L.(35) nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili është transportuar për ndihmë në Qendrën mjekësore në Gostivar.

I është marrë një pistoletë “Browning” 7,65 mm dhe një kornizë me katër fishekë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij, do të përgatitet një parashtresë përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version