Telegrafi

Plagoset një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/