Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Fier, autori në kërkim

Ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar orët e para të mëngjesit të së dielës në Fier. Një 30-vjeçar plagosi një 33-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Autori është shpallur në kërkm,ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /euronewsalbania/

 

Exit mobile version