Site icon Telegrafi

Plagoset një 24-vjeçar në Haraçinë

SPB Shkup dje ka raportuar se ka pasur të shtëna me armë në Haraçinë, ku është plagosur një djalë 24-vjeçar.

“Dje rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë, është shtënë me armë zjarri në drejtim të A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version