Telegrafi

Plagoset një 18 vjeçar në Prishtinë

Një 18 vjeçar ka mbetur i plagosur në Hajvali të Prishtinës pas disa të shtënave me armë zjarri rreth orës 15:20.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman, ndërkohë që arma e zjarrit dyshohet se u shkrep nga dy persona të dyshuar.

Të dy të dyshuarit e përfshirë në këtë rast, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Policia po merret me motivin dhe rrethanat e ngjarjes.

“Në fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur,  lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (v. i lindjes 2000) i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, Policia po vazhdon të qëndrojë në vend të ngjarjes.