Site icon Telegrafi

Theret me thikë një femër në Orroberdë të Istogut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër moshës 18 vjeçare është therur me thikë nga një person në fshatin Orroberdë të komunës së Istogut.

Viktima raportohet se është në gjendje të rëndë, ndërsa personi i dyshuar po kërkohet nga Policia.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:45, ku është plagosur viktima femër me inicialet, M.M. e lindur në vitin 02.10.2000 nga fshati Jablanicë, komuna e Pejës.

“Personi i dyshuar i kësaj vepre gjendet në arrati. Është i njohur për policinë dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës. Njësitë relevante të PK-ës, gjinden në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Viktima, gjendet në Spitalin rajonal Pejë, për momentin sipas mjekëve gjendja shëndetësore është e rëndë”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, ndërsa Policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version