Zyrtarët e SHBA-ve në Irak kanë deklaruar se nuk mund të konfirmojnë saktësinë e raportimeve të televizioneve irakiane se lideri i ISIS-it Abu Bakr Al Bagdadi është plagosur nga sulmet ajrore.
Zëdhënësi i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër ekstremistëve islamikë kolonel Chris Garver tha për Reuters se ka parë raportet televizive por ende asgjë nuk mund të konfirmojë.
As zyrtarët kurdë dhe arabë në veri të Irakut nuk kanë mundur të konfirmojnë vërtetësinë e raporti.
Televizioni Al Sumari që ka lidhje të mira me zyrtarët shiitë dhe forcat irakiane konfirmojnë se burimet e tyre lokale kanë konfirmuar se Al Bagdadi dhe liderët tjerë të ISIS-it janë plagosur me rastin e sulmeve ajrore në komandën qendrore në kufi me Sirinë.
Deri më tani ka pasur shumë raporte të rrejshme se Al Bagdadi, emri i vërtetë i së cilit është Ibrahim Al Samarai është vrarë ose plagosur pasi që veten e ka shpallur “kalif të të gjithë myslimanëve”, para dy vitesh.