Një polic u qëllua në Kansas City, ka thënë shefi i policisë lokale, Terry Zeigler. Mediat kanë raportuar se zyrtari i cili është plagosur vazhdon të jetë në gjendje kritike.
Të shtënat kanë ndodhur në veri-perëndim të Kansas City, ku policia ka arrestuar njërin nga sulmuesit, ndërsa tjetri është në arrati, transmeton lajmi.net.
Polici i plagosur është dërgua në spital për trajtim.
Ditët e fundit janë të shpeshta sulme ndaj policëve në Amerikë, së fundi ishte edhe vrasja e tre policëve nga disa afrikanë.