Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, të martën rreth orës 05:45.
“Lagjja Veternik, Prishtinë, 03.05.2022 – 05:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti i cili në polici është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”, është duke u hetuar./Telegrafi/