Telegrafi

Plagoset me armë një 30-vjeçar

Foto: Ilustrim

Nuk kanë munguar as incidentet në orët e para të vitit të ri, teksa rasti i parë raportohet nga qyteti i Fierit.

Në një lokal në lagjen “15 Tetori” të këtij qyteti, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi J.S., 30 vjeç.

Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe po kurohet në Spitalin Rajonal të Fierit, duke mos pasur asnjë rrezik për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit të saj. /Telegrafi/