Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov është plagosur rëndë në një sulm të armatosur në Ankara, raportojnë mediat turke. Televizioni NTV raporton se ambasadori rus është dërguar me urgjencë në spital.
Karlov është plagosur derisa ishte duke marrë pjesë në një ekspozitë të titulluar “Rusia në sytë e Turqisë”, thonë në ambasadën ruse, transmeton Telegrafi.
Karlov është qëlluar derisa po mbante fjalim, kurse besohet se prapa sulmit qëndrojnë islamistë radikalë, shkruan “Hurriyet”.
Televizioni NTV, gjithashtu raporton se pranë ambasadorit të Rusisë është janë plagosur rëndë edhe tre persona.
CNN Turkey, konfirmon se Karlov është në gjendje të rëndë. Ndërkaq, policia dyshon se sulmuesit ende gjenden në objektin e galerisë ku është kryer sulmi. /Telegrafi/