Një qytetar nga Gostivari ka përfunduar tek klinikat e Shkupit pasi u plagos në stomak. Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka plagosur 25 vjeçarin.
Sipas MPB-së ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën lokale tek fshati Nistrovë në vendin e quajtur “Qumurana”. Pas diskutimit verbal, K.U (51) nga Gostivari me një plumb të pistoletës ka plagosur personin E.M (25) nga fshati Zdunje në pjesën e barkut, me çka ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I lënduari ka qenë i dërguar tek Spitali i Gostivarit, po për shkak të seriozitetit të lëndimit ka qenë i dërguar tek Kompleksi Klinik “Nëna Terezë” në Shkup. Pas ndërmarrjes së masave nga ana e zyrtarëve policorë i dyshuari është kapur se si drejton automjetin “Fiat Panda” me tabela italiane me çka edhe është ndaluar. Në automjet është gjetur pistoleta “C3” e kalibrit 7.62mm.
Nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ekipit hetues të Stacionit Policor Gostivar është bërë hetimi i vendit. Personi K.U është arrestuar, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/